BOTA /

Trump shpall statutin e Bordit të Paqes, Vjosa Osmani firmos aderimin e Kosovës

Trump tha se bota sot është një vend shumë më i sigurtë sesa një vit më parë.

Shkruar nga Versus

Trump shpall statutin e Bordit të Paqes, Vjosa Osmani firmos aderimin e

Në Davos të Zvicrës u mbajt takimi i themelimit të Bordit të Paqes për rindërtimin e Gazës. Deri më tani 59 shtete kanë konfirmuar praninë në këtë organizatë. Ndërsa e pranishme ishte edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e cila firmosi pjesëmarrjen e Kosovës.

Trump shpalli statutin e Bordit të Paqes ndërsa foli për konfliktet që kishte zgjidhur në rrafshin ndërkombëtar. Ai përmendi sulmet ndaj centraleve bërthamore iraniane që ndodhën verën e kaluar - të njohura si Operacioni "Çekani i Mesnatës" - të cilat ai thotë se "shkatërruan" kapacitetin bërthamor të vendit.

"Irani dëshiron të flasë dhe do të flasë", shton Trump, përpara se të vazhdojë të diskutojë operacionet kundër grupit të Shtetit Islamik në Siri.

Trump më pas tha se "po ndodhin shumë gjëra të mira" dhe përshkruan se si kërcënimet ndaj Evropës, Amerikës dhe Lindjes së Mesme "po qetësohen vërtet".

"Vetëm një vit më parë bota ishte në flakë, shumë njerëz nuk e dinin", shton ai. Versus.al

Poll