BOTA /

Trump thirrje vendeve të NATO-s: Rrëzoni avionët rusë që shkelin hapësirën ajrore

Me këtë përgjigjie, Trump u dha fund spekulimeve mbi këtë çështje duke lënë të kuptohet që SHBA mbështet plotësisht mbrojtjen e hapësirës ajrore të vendeve të NATO-s.

Shkruar nga Versus

Trump thirrje vendeve të NATO-s: Rrëzoni avionët rusë  

Presidenti amerikan Donald Trump u bëri thirrje vendeve të NATO-s të rrëzojnë avionët rusë që shkel hapësirën e tyre ajrore.

Trump i bëri këto komente gjatë një takimi dypalësh me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

"A mendoni se vendet e NATO-s duhet të rrëzojnë avionët rusë nëse ata hyjnë në hapësirën e tyre ajrore?" pyeti një gazetar.

"Po, mendoj," u përgjigj Trump.

Pak ditë më parë, dy avionë luftarakë rusë shkelën për rreth 12 minuta hapësirën ajrore të Estonisë, duke iu afruar kryeqytetit të Talinit. Pilotët rusë kishin fikur radiot e komunikimit dhe nuk kishin dhënë më herët informacione për fluturimin e tyre. Versus.al

Poll