MAGAZINË /

Ora e Mozzikut doli fallco, Noizy thumbon sërish Mozzikun: S'di nga t'ja nis (FOTO)

Shkruar nga Versus

Ora e Mozzikut doli fallco, Noizy thumbon sërish Mozzikun: S'di nga

Prej para pak ditësh, emri i reperit Mozzik ka qenë kryefjalë nëpër media dhe rrjete sociale pas ndalimit të tij nga dogana e Kosovës për shkak të dy orëve luksoze që ai mbante me vete. Origjina e tyre dhe vlera e raportuar ngriti dyshime. Ndërsa sot u zbulua se ora ‘’Richard Mille’’, ishte fallco.

Kjo gjë nuk i ka shpëtuar reperit Noizy i cili edhe më herët pretendoi se ora e Mozzikut nuk ishte e vërtetë. Ky postim është komentuar gjerësisht nga ndjekësit, të cilët e lidhën menjëherë me situatën e Mozzik, duke ndezur edhe më shumë rivalitetin mes dy reperëve të njohur të skenës shqiptare.

Ora e Mozzikut doli fallco, Noizy thumbon sërish Mozzikun: S'di nga

Çfarë ndodhi sot?

Ditën e sotme ekzaminimet për këtë orë treguan se ajo është false. Kështu të paktën bëri të ditur shoqëria e avokatëve “Vokshi&Lata”, që njëherësh janë edhe përfaqësues ligjorë të kompanisë zvicerane “Richard Mille”.

“Ora e ndaluar në Doganën e Kosovës nuk është origjinale Richard Mille”, thuhet në reagim.

Si përfaqësues ligjorë të markës prestigjioze zvicerane “Richard Mille”, kompania tha se konfirmojmë se ora e sekuestruar së fundmi nga Dogana është një falsifikat, sipas verifikimit zyrtar të kryer nga kompania “Richard Mille”.

“Rezultati është komunikuar tashmë zyrtarisht me Doganën e Kosovës dhe procedurat ligjore do të vazhdojnë”, tha kompania e avokaturës në fjalë. Versus.al

Poll