MAGAZINË /

"Lija veten në hije", Egli Tako flet për marrëdhënien me Olsi Bylykun: Bëra hapa pas, ishte gabim

Shkruar nga Versus

"Lija veten në hije", Egli Tako flet për

Ish-banorja e Big Brother VIP, Egli Tako ka folur sot sërish mbi lidhjen që ka patur më parë me aktorin e humorit, Olsi Bylyku e cila zgjati për disa vite. Ajo tha se në atë kohë për shkak të moshës dhe eksperiencës së saj jo shumë të madhe në Tv, ajo qëndronte shpesh në hije për të përkrahur partnerin e saj.

“Kur je më e re dhe në krah të dikujt që ka bërë hapa të mëdhenj, e ndjen se njëri duhet të bëjë një hap pas. Nuk është se ishte konkurrencë, por shpesh mundohesha të lija veten mënjanë dhe ta mbështesja atë në gjërat e tij. Të paktën kështu ndodhi tek unë. Nuk e di sa është kuptuar ose vlerësuar kjo,” u shpreh këngëtarja.

Sot ajo e sheh këtë veprim të saj si gabim duke thënë se duhet ta kishte shfrytëzuar më herët talentin e saj.

“Është shumë gabim të mos mendosh për veten, sepse koha ikën dhe asgjë nuk vlen më shumë se qëllimet e tua në jetë. Zoti të ka dhënë një talent, dhe është gjynah të mos e vësh në praktikë. Pishman nuk jam, sepse gjithçka ishte pjesë e asaj etape dhe e përpjekjes që bëmë së bashku,” u shpreh Egli. Versus.al

Poll