Një avion i Ryanair është përplasur me një barrierë në pistë gjatë uljes në një aeroport në Greqi, duke shkaktuar frikë tek pasagjerët.
Boeing 737, i cili fluturonte nga Londra Stansted drejt Kalamatas të mërkurën, përjetoi “turbulenca të rënda” gjatë rrugës drejt qytetit në jug të Greqisë.
Pas uljes së sigurt, pasagjerët dëgjuan një “ një goditjeje të fortë” kur avioni goditi një gardh.
Në incident, njëra prej krahëve u dëmtua rëndë, siç tregojnë fotot e publikuara online.
Megjithatë, linja ajrore i tha medias britanike 'The Mirror' se pas inspektimit dhe mirëmbajtjes, avioni ishte në gjendje të rifillonte shërbimin.
Duke ndarë detaje nga ngjarja, një pasagjer tha se ekuipazhi i kishte paralajmëruar për një "ulje me turbulenca," por kur u tha se duhej të prisnin brenda avionit deri në ardhjen e zjarrfikësve, ata u trembën sepse frikësoheshin se mund të kishte zjarr. Sipas Ryanair, pasagjerët më pas u lejuan të zbarkonin normalisht./Versus.al







