BOTA /

Turizmi kthehet në tragjedi/ Shkëputet teleferiku në Itali, vdesin tre persona, plagosen disa të tjerë

Një tragjedi është regjistruar në Itali ku një teleferik elektrik me 16 turistë brenda është shkëputur duke lënë të vdekur të paktën 3 persona.

Shkruar nga Versus

Turizmi kthehet në tragjedi/ Shkëputet teleferiku në Itali,

Një tragjedi është regjistruar në Itali ku një teleferik elektrik me 16 turistë brenda është shkëputur duke lënë të vdekur të paktën 3 persona.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 të ditës së sotme, ku kabllo e teleferikut Monte Faito u shkëput, duke lënë dy kabina në ajër me gjithsej 16 persona brenda, turistë dhe punonjës.

Kabina që ndodhej më afër stacionit malor, me 5 persona në bord, rrëshqiti dhe u përplas me një shtyllë, duke shkaktuar 3 viktima, një të zhdukur dhe një të plagosur që u dërgua në spital.

Turizmi kthehet në tragjedi/ Shkëputet teleferiku në Itali,

Teleferiku ishte rihapur vetëm një javë më parë pas pushimit dimëror. Pas aksidentit, filloi një operacion i vështirë shpëtimi për shkak të mjegullës së dendur ku u bë i menduar shëtimi me litarë dhe pajisje sigurie i pjesës tjetër të pasagjerëve në kabinën e dytë.

Autoritetet mbyllën stacionin Castellammare di Stabia dhe rrugën panoramike drejt Quisisana-s, pasi kablloja e shkëputur kishte rënë mbi shina dhe rrezikonte zonën.

Prokuroria e Torre Annunziata ka nsiur një hetim ndërsa impianti është sekuestruar për verifikime.

Ky është aksidenti i dytë fatal në këtë teleferik, pas një tjetër tragjedie në vitin 1960, ku humbën jetën 4 persona.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: