BOTA /

U përdhunua nga kushëriri, adoleshentja nga Parma zbulon incidentin e rëndë në fëmijëri përmes esesë së provimit të klasës së 8-të

Një adoleshente nga Parma ka rrëfyer abuzimin seksual që kishte pësuar në fëmijëri, duke e përfshirë fillimisht në esenë e saj dhe më pas duke folur edhe para komisionit

Shkruar nga Versus

U përdhunua nga kushëriri, adoleshentja nga Parma zbulon incidentin e

Ajo u ngacmua seksualisht nga kushëriri i saj kur ishte 10 vjeç por historinë e rëndë të së shkuarës e rrëfeu vite më vonë, në esenë e saj të provimit të klasës së tetë.

Një 18 vjeçare italiane nga Parma, me denoncimin që bëri, e çoi burrin, tani 38 vjeç, në një marrëveshje pranimi fajësie prej një viti për sulm seksual.

Vajza e zbuloi sekretin e saj në provimin e italishtes, madje foli për këtë para komisionit të provimit:

"Kur isha dhjetë vjeç, kushëriri im tridhjetëvjeçar më afrohej dhe më prekte kudo", raportoi  Gazzetta di Parma .

Pas abuzimit që pësoi, ajo gjeti forcën për të folur hapur.

Ishte "Rroftë Dashuria", një program edukimi emocional dhe seksual, që i tregoi rrugën që duhej të ndiqte. Duke qenë se burri nuk kishte precedentë penalë dhe kishte paguar kompensim të pjesshëm, atij iu dhanë rrethana lehtësuese dhe një dënim me kusht, nga i cili, megjithatë, ai do të jetë në gjendje të përfitojë vetëm nëse përfundon një vit rehabilitimi. 


Poll