
Dhjetëra njerëz janë shtruar në spital për sëmundje të lidhura me nxehtësinë, ndërsa vala e parë e madhe e nxehtësisë së verës zbret në lindje të Amerikës së Veriut.
Më shumë se 150 persona u sëmurën në një ceremoni diplomimi në natyrë në shkollë në Paterson, Neë Jersey të hënën, ndërsa kryebashkiaku i qytetit shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.
Në Uashington, gjashtë persona kishin nevojë për trajtim spitalor gjatë një koncerti nga grupi koreanojugor 'Stray Kids', sipas CBS Neës, partnerit amerikan të lajmeve të BBC-së.
Paralajmërimet për nxehtësinë janë në fuqi nga Midwest i SHBA-së deri në Bregun Lindor, si dhe në pjesë të Ontarios, Kebekut dhe Nova Scotia në Kanada, duke prekur më shumë se 160 milionë njerëz gjatë javës.
Më në jug përgjatë bregdetit lindor të SHBA-së, dhjetëra në Karolinën e Veriut kërkuan trajtim për probleme shëndetësore të lidhura me nxehtësinë. Mediat lokale të lajmeve raportuan se të paktën 41 persona, përfshirë fëmijë ishin shtruar në spital në Karolinën e Veriut qendrore.
Disa ceremoni diplomimi të zones u anuluan për shkak të rreziqeve të goditjes nga nxehtësia e madhe. Kryebashkiaku i Paterson, Andre Sayegh, shpalli gjendje të jashtëzakonshme për shkak të vapës, duke anuluar të gjitha aktivitetet rekreative në zonë dhe duke hapur qendra ftohëse.
Ekspertët paralajmërojnë se temperaturat e larta në të gjithë Amerikën e Veriut mund të përkeqësojnë rrezikun e sëmundjeve të lidhura me vapën, veçanërisht për shkak të niveleve të larta të lagështisë.
Rrezikun e përkeqëson edhe kohëzgjatja e zgjatur e ngjarjes, me pak lehtësim gjatë natës - temperaturat në disa qytete lindore mund të mbeten mbi 27 gradë celcius gjatë natës.
Vala e të nxehtit arrin më pak se një javë pas fillimit zyrtar të verës. Parashikuesit e motit thonë se disa vende mund të përjetojnë temperatura rekord.
Rajoni i Atlantikut të Mesëm pritet të përballet me kushtet më intensive deri të enjten, të ndjekura nga Lugina lindore e Ohajos deri të premten. Disa ditë radhazi me vapë të tillë në këto zona mund të rrisin ndjeshëm rreziqet për shëndetin. Versus.al







