BOTA /

Varianti i ri vdekjeprurës mpox mund të ketë mbërritur në Britani, paralajmëron eksperti

Një lloj i ri, vdekjeprurës i mpox që ka vrarë qindra njerëz në Afrikë është 'shumë i mundshëm' tashmë në Britanin e Madhe, ka paralajmëruar një ekspert i sëmundjeve infektive.

Shkruar nga B.SH
Varianti i ri vdekjeprurës mpox mund të ketë mbërritur
Një njeri në Afrikë i infektuar me impox

Një lloj i ri, vdekjeprurës i mpox që ka vrarë qindra njerëz në Afrikë është 'shumë i mundshëm' tashmë në Britanin e Madhe, ka paralajmëruar një ekspert i sëmundjeve infektive.

Lloji Clade 1b i mpox - i njohur më parë si lija e majmunëve - është 'më i rëndë' me 'vdekshmëri më të lartë' sesa ai që shkaktoi panik në vitin 2022, kanë thënë ekspertët.

Sëmundja virale që mund të përhapet nga kafshët te njerëzit, por edhe nga njeriu te njeriu nëpërmjet kontaktit seksual ose të ngushtë fizik. Simptomat përfshijnë ethe, dhimbje muskulore dhe lezione të mëdha të lëkurës të ngjashme me çiban.

Profesori Paul Hunter tha për Sky News  se ka 'shumë të ngjarë' që dikush në Britani të ketë tashmë variantin e ri të sëmundjes, megjithëse ndoshta do të kalojnë disa javë përpara se të konfirmohet. 

''Kur dikush merr një infeksion, zakonisht duhen disa ditë para se të zhvillojë pamjen klasike që do t'i bënte njerëzit të mendojnë "oh, ky është mpox" tha për Skynews prof Hunter,specialist në Mikrobiologjinë Mjekësore në Mbretëria e Bashkuar.

"Atëherë mund të zgjasë më shumë përpara se mostrat të merren dhe të dërgohen në laborator, ai identifikohet si mpox dhe dërgohet për sekuencë, në mënyrë që të dimë se për cilën kategori mpox është."

Pavarësisht se mpox u shpall një emergjencë për herë të dytë në vite, Prof Hunter paralajmëroi se sëmundja është 'relativisht e butë' për shumicën e njerëzve.

Ai tha gjithashtu se rreziku i infeksionit është 'shumë i ulët' nëse njerëzit kryejnë marrëdhënie të sigurta seksuale.

Infeksioni mund të përhapet duke ripërdorur peshqirët ose përmes kontakteve të tjera lëkurë me lëkurë, por Prof Hunter thotë se kjo është 'e rrallë'. 

Gjithsej 18,737 raste të dyshuara ose të konfirmuara të mpox janë raportuar në Afrikë që nga fillimi i vitit, duke përfshirë 1,200 raste vetëm në një javë, tha të shtunën agjencia shëndetësore e Bashkimit Afrikan./ Versus.al

Poll