Në veri të Kosovës sot janë shfaqur disa postera me fotografinë e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Në postera shkruhej: “Komandant suprem po të presim”.
Në lidhje më këtë ngjarje ka reaguar Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.
Sveçla ka paralajmëruar se nëse Vuçiç është nisur drejt Kosovës pa marrë leje zyrtare, ai do të arrestohet.
“I paskan ngjitur tinëz gjatë natës disa postera në veri të Kosovës. Aty thonë që po e presin presidentin e Serbisë të vijë duke e quajtur atë ‘komandant’. Nëse është nisur pa kërkesë te Ministria jonë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, edhe ne po e presim të vijë dhe mandej mund ta vizitoni në burg, ku ai i ka tashmë disa miq të tij”, shkroi Sveçla në Facebook.








