BOTA /

VIDEO/ Aventurë e pabesueshme për parashutistin kinez: U tërhoq nga erërat dhe gati u ngri në një lartësi prej 8.000 m

Mbi retë, temperatura mund të arrijë deri në -40 gradë Celsius

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Aventurë e pabesueshme për parashutistin kinez: U tërhoq

Një parashutist në Kinë përjetoi një aventurë gati fatale për jetën kur u rrëmbye nga erërat e forta, në 8000 metra mbi tokë në një mjedis me temperaturë nën zero dhe me oksigjen minimal.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale, parashutisti Liu Ge duket se ka humbur kontrollin e parashutës së tij disa minuta pasi është ngritur nga një lartësi prej 3,000 metrash në malet Qilian në Kinë .

Për shkak të erërave, parashutisti kinez e gjeti veten mbi retë, duke u përpjekur të kontrollonte parashutën e tij ndërsa ishte i mbuluar me akull.

"Ndjeja mungesën e oksigjenit dhe duart më ngrinin, por vazhdova të komunikoja me ekipin tim", i tha ai Global Times .

Sipas tij, në lartësitë e gjetura, temperatura mund të arrijë deri në -40 gradë Celsius dhe nivelet e oksigjenit mund të bien në nivele të rrezikshme.

Për fat të mirë, ai arriti të mos humbiste ndjenjat në asnjë moment dhe kështu arriti të ulej shëndoshë e mirë disa minuta më vonë.

Pasi u publikua videoja, autoritetet kineze nisën një hetim mbi fluturimin e Ge-së, pasi raportet fillestare treguan se ai nuk kishte marrë leje për të kryer fluturimin./Versus.al

Poll