Serbi- Ndërkohë që Beogradi edhe sot është përfshirë nga protestat e nisura javë më parë nga studentët kundër Aleksandër Vuçiç, në rrugë shihet një gru personash të maskuar të cilët thuhet se janë angazhuar nga vetë presidenti me qëllim për të frikësuar protestuesit.
Më herët Vuçiç ka bërë thirrje për arrestimin e kujtdo që prish qetësinë dhe thyen rregullat, ndërsa ka paralajmëruar për mundësinë e një lufte civile.
Kjo për shkak se qindra persona kanë ngritur çadrat pranë ndërtesës së qeverisë në mbrojtje të Vuçiç. Pjesa më e madhe e tyre janë serbë nga Kosova të cilët kanë përfituar vazhdimisht lehtësira nga administrata e Vuçiç.
Ndërkohë studentët, të cilët po protestojnë që nga fundi i vitit të kaluar, nisën pakënaqësitë e tyre pas rrëzimit të një strehimoreje të Stacionit Hekurudhor në Novi Sad, ku humbën jetën 15 persona. Që atëherë, ata janë mbledhur në numër të madh në qytete të ndryshme të Serbisë, veçanërisht në Beograd, Novi Sad, Kragujevc dhe disa qytete të tjera. Versus.al







