Zjarre të mëdha janë ndezur në South Pars/North Dome Gas‑Condensate field fusha më e madhe e gazit natyror në botë në ujërat e Iranit, pas një sulmi me raketa të kryer të mërkurën në një sulm të koordinuar midis forcave ushtarake të amerikane dhe Israelit, sipas raportimeve ndërkombëtare.
Dëmtimi i tij paraqet një goditje të rëndë ndaj infrastrukturës energjetike të Iranit dhe ka ngritur shqetësime për ndikime më të gjera në furnizimin global të energjisë.
Situata është përkeqësuar më tej nga reagimi i ashpër i Katarit, i cili e dënoi sulmin si një veprim të rrezikshëm me pasoja potencialisht të gjera për sigurinë energjetike.
Ndërsa tensionet rriten në rajon, po shtohet frika se konflikti mund të përhapet në rrugët kryesore të transportit detar, gjë që mund të shkaktojë ndërprerje serioze në tregtinë globale.
Tregjet tashmë po reagojnë në mënyrë të paqëndrueshme, ndërsa shtetet dhe kompanitë po përpiqen të sigurojnë burime alternative furnizimi në një mjedis gjithnjë e më të pasigurt./Versus.al
NEW - Fires rage at the world's largest natural gas field South Pars, Iran, struck by Israeli-American forces, multiple phases of processing capacity critically hit and taken offline. pic.twitter.com/12MjBkM89b
— Disclose.tv (@disclosetv) March 18, 2026

