BOTA /

(VIDEO) E frikshme/ Tesla del nga rruga dhe merr para këmbësorët në trotuar

Shtatë persona janë plagosur dhe u dërguan me urgjencë në spital pasi një makinë Tesla kaloi trotuarin dhe është përplasur me grupin e këmbësorëve në Londër.

Shkruar nga Versus

(VIDEO) E frikshme/ Tesla del nga rruga dhe merr para këmbësorët

Shtatë persona janë plagosur dhe u dërguan me urgjencë në spital pasi një makinë Tesla kaloi trotuarin dhe është përplasur me grupin e këmbësorëve në Londër.

Pamjet tregojnë pasojat e përplasjes teksa makina e bardhë e prishur shihet jashtë një dyqani në Sainsbury dhe këmbësorët shihen të shtrirë në trotuar.

Copa mbeturinash të zeza janë shpërndarë gjithashtu në kryqëzimin e Mile End Road dhe Harford Street në Stepney Green, në lindje të Londrës ku ndodhi përplasja të dielën pasdite.

Tags:

londer tesl

Poll