
Një moment i pazakontë është shënuar gjatë një konference online që presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po zhvillonte me gazetarët. Në një video të postuar në rrjetin social “X”, Zelensky shfaqet teksa i përgjigjet në telefon presidentit francez, Emmanuel Macron, ndërkohë që po fliste me gazetaren.
“Më falni Emmanuel, kam një bisedë me gazetarët, a mund t’ju telefonoj për 15-20 minuta?”
Pas pak sekondash në të cilat ai me sa duket dëgjoi përgjigjen pozitive të presidentit francez, Zelensky dëgjohet duke thënë “po, të lutem, faleminderit Emmanuel! Mirupafshim!”.
Gazetarët e pyetën Zelenskyn nëse kishte komunikime të shpeshta me Macron dhe presidenti ukrainas tha se bisedonin të paktën një herë në ditë.
“Po, sapo fola me presidentin Macron. Ne flasim shumë shpesh, pothuajse një herë në ditë,” sqaroi Zelensky. Versus.al
Macron unexpectedly called Zelensky while he was speaking with journalists.
— KyivPost (@KyivPost) March 20, 2025
When asked to confirm if it was the French president, Zelensky replied: “Yes, I just spoke with President Macron. We talk very often — about once a day, on average.” pic.twitter.com/YsR4CiSoqM







