BOTA /

VIDEO/ Çfarë po ndodh në Belgjikë? Luftë mes bandave rivale, mbyllen stacionet  e metrosë, tre sulme brenda 24 orëve

Të shtëna të reja kanë ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 03:30 me orën lokale në zonën Anderlecht të Brukselit , pranë stacionit të metrosë. Një person ka mbetur i plagosur në këmbë

Shkruar nga Versus
VIDEO/ Çfarë po ndodh në Belgjikë? Luftë mes bandave
Pamje nga vendi i ngjarjes

Belgjika është vënë në alarm pas sulmeve me armë mes bandave rivale lidhur me trafikun e drogës.

Të shtëna të reja kanë ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 03:30 me orën lokale në zonën Anderlecht të Brukselit , pranë stacionit të metrosë. Një person ka mbetur i plagosur në këmbë, shkruajnë mediat belge.

Sipas prokurorisë belge të dyshuarit të cilët aktualisht nuk dihen janë shpallur në kërkim.

Një nga plumbat ka hyrë dhe brenda një shtëpie, në dhomën e gjumit të një fëmije, njofton prokuroria belge.

Të shtënat e sotme janë incidenti i tretë radhazi brenda 24 orëve dhe janë padyshim të lidhura me trafikun e drogës, tha prokurori i Brukselit për rrjetin radiofonik RTBF.

Dy incidente me të shtëna kanë ndodhur në Anderlecht dhe një në Saint-Joseph. Ditën e djeshme, 5 shkurt, rreth orës 06:00 në stacionin e metrosë “Clemansault” ka pasur të shtëna me armë sërish duke shkaktuar kaos në transportin publik, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

Kjo bëri që stacionet e metrosë Clemenceau, Delacroix dhe South të mbylleshin për publikun dhe linjat e metrosë  dhe linjat e tramvajit./Versus.al

 

Poll