
Serbi- Presidenti Aleksandër Vuçiç ka dhënë detaje nga takimi që pati sot në Beograd me Donald Trump Junior, djali i madh i presidentit amerikan.
Në rrjetin e tij Instagram Vuçiç publikoi foton nga takimi dhe zbuloi se tema e diskutimit kishte qenë rreth forcimit të marrëdhënieve dypalëshe SHBA-Serbi dhe projektet e përbashkëta.
“Një bisedë e përzemërt me Donald Trump Jr, djalin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, rreth marrëdhënieve dypalëshe midis Serbisë dhe SHBA-së dhe temat aktuale që formësojnë skenën politike dhe ekonomike globale.
Theksova rëndësinë e marrëdhënieve ekonomike dhe politike ndërmjet Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe theksova rëndësinë e bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve dhe projekteve të përbashkëta në vitet e ardhshme. Ky takim simbolizon angazhimin për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe punën së bashku për të adresuar sfidat globale”, shkruan presidenti serb në postimin e bërë. Versus.al







