Presidenti i Koresë së Jugut , Yoon Suk Yeol ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme ushtarake. Njoftimi, i bërë si surprizë me një mesazh në transmetimin televiziv pak para orës 23:00 (me orën lokale).
Suk Yeol akuzoi opozitën e vendit për kontrollin e parlamentit, simpati ndaj Koresë së Veriut dhe paralizimin e qeverisë me aktivitete antishtetërore.
Sipas presidentit, ky hap është vendimtar për ruajtjen e rendit kushtetues.
" Për të mbrojtur një Kore të Jugut liberale nga kërcënimet e paraqitura nga forcat komuniste të Koresë së Veriut dhe për të eliminuar elementët anti-shtetëror... Në këtë mënyrë unë shpall ligjin e emergjencës ushtarake," tha Yoon në një fjalim të transmetuar drejtpërdrejt në televizion për kombin.
Yoon Ai është përfshirë në skandale të ndryshme, kryesisht rreth gruas së tij, e cila akuzohet për korrupsion. Opozita po tenton të nisë një hetim të posaçëm ndaj saj.
Pamjet televizive tregojnë ushtrinë duke hyrë në sallën kryesore të parlamentit. Agjencia koreano-jugore e lajmeve Yonhap raportoi se hyrja në ndërtesën e parlamentit është bllokuar. Ndërsa disa helikopterë janë ulur në çatinë e parlamentit, raporton agjencia e lajmeve AFP.
???????????? South Korean Special Forces are storming Parliament ‼️ pic.twitter.com/Bf7pemmVHY
— Concerned Citizen (@BGatesIsaPyscho) December 3, 2024
Partia Demokratike kryesore e opozitës së Koresë së Jugut, e cila ka shumicën në parlament, u ka bërë thirrje të gjithë ligjvënësve të saj të mblidhen në Asamblenë Kombëtare, raporton agjencia e lajmeve Yonhap dhe kjo pavarësisht se hyrja në parlament është bllokuar.
After martial law was declared in South Korea.
— Shan (@shan_vns) December 3, 2024
In Seoul, convoys of special vehicles carrying military personnel move through the streets. Helicopters patrol the sky.#SouthKoreapic.twitter.com/ifgMvRkl4q
Çfarë është një ligj ushtarak?
Është një rregull i përkohshëm ku vendimet merren nga autoritetet ushtarake gjatë një kohe të jashtëzakonshme pasi autoritetet civile nuk janë në gjendje të vendosin. Ligji ushtarak në teori, është i përkohshëm, por mund të vazhdojë pafundësisht.
Sipas agjencisë së lajmeve të Koresë së Jugut Yonhap, ata që shkelin ligjin ushtarak mund të arrestohen pa urdhër. Aktiviteti parlamentar është i ndaluar. Stafi mjekësor, përfshirë mjekët praktikantë, janë urdhëruar të kthehen në punë brenda 48 orëve.
Gjithashtu aktivitetet politike, demonstratat do të ndalohen automatikisht dhe të gjitha mediat do t'i nënshtrohen mbikëqyrjes së qeverisë.
Shtëpia e Bardhë njoftoi se administrata Joe Biden është në komunikim me qeverinë e Koresë së Jugut dhe po monitoron nga afër zhvillimet./Versus.al








