BOTA /

VIDEO/ Fillon takimi i Presidenti amerikan me Zelenskin në Florida, Trump optimist për marrëveshjen

Takimi Trump–Zelensky në Mar-a-Lago shënon një moment kyç në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Negociatat zhvillohen pas telefonatës Trump–Putin dhe fokusohen te plani i paqes, garancitë e sigurisë dhe rindërtimi i vendit.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Fillon takimi i  Presidenti amerikan me Zelenskin në Florida, Trump

Në Mar-a-Lago po zhvillohet sot një takim i rëndësishëm mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, në përpjekje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Ky është takimi i katërt mes dy liderëve gjatë vitit 2025 dhe vjen në një moment kritik, mes përshkallëzimit të sulmeve ruse ndaj Kievit dhe presionit ndërkombëtar për një zgjidhje paqësore.

Takimi u parapri nga një telefonatë mbi një orë mes Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin, e përshkruar nga Kremlini si “miqësore”, ku u diskutua konflikti dhe perspektiva e paqes. Sipas Moskës, të dy liderët ranë dakord se Ukraina duhet të marrë një vendim pa vonesë për të ardhmen e rajonit të Donbasit.

Në qendër të bisedimeve Trump–Zelensky është një plan paqeje me 20 pika, i hartuar nga SHBA dhe Ukraina, nga i cili Zelensky deklaroi se rreth 90% është gati.

Pikat më problematike mbeten çështjet territoriale në lindje të Ukrainës dhe statusi i centralit bërthamor të Zaporizhias, aktualisht nën kontroll rus. Axhenda përfshin gjithashtu garanci sigurie dhe mbështetje ekonomike për rindërtimin e vendit.

Trump u shpreh optimist se mund të ketë zhvillime pozitive, duke theksuar se “të dy vendet duan që lufta të përfundojë”.

Ai nënvizoi se një nga parametrat kryesorë të marrëveshjes është kompensimi financiar për rindërtimin e Ukrainës, ndërsa shmangu një përgjigje të drejtpërdrejtë mbi përdorimin e fondeve ruse të ngrira në Evropë.

Nga ana tjetër, Zelensky u tregua më i rezervuar për koncesionet territoriale të kërkuara nga Rusia, duke theksuar se “gjithçka është në tryezë”, por pa dhënë detaje konkrete.

Presidenti ukrainas pati gjithashtu kontakte telefonike me liderë evropianë përpara takimit dhe pritet një tjetër bisedë pas përfundimit të negociatave, me pjesëmarrjen e Trump.

Takimi po ndiqet me vëmendje nga komuniteti ndërkombëtar, ndërsa mbetet për t’u parë nëse kjo raund negociatash do të sjellë një hap konkret drejt përfundimit të luftës që ka tronditur Evropën prej vitesh./Versus.al

Poll