
Pas daljes nga Big Brother VIP Kosova 4, Shkurta Haxhiu ka zgjedhur të reagojë sërish publikisht përmes rrjeteve sociale, duke iu drejtuar drejtpërdrejt opinionisteve të programit, Leonora Jakupi dhe Olta Gixhari.
Në një InstaStory të publikuar së fundmi, Shkurta shprehu pakënaqësinë e saj për mënyrën se si janë trajtuar disa situata brenda shtëpisë, veçanërisht ato lidhur me përplasjet dhe akuzat për dhunë.
Ajo thekson se opinionistet kanë dhënë komente dhe analiza pa u bazuar në një shqyrtim të plotë dhe profesional të ngjarjeve.

Haxhiu vë në pah se opinionistet kanë marrë rolin e “avokates”, duke përdorur fjalë të ashpra dhe duke e cilësuar sjelljen e saj si dhunë, pa marrë parasysh provokimet që mund ta kenë shkaktuar atë. Ajo thekson se nuk ka pasur asnjëherë një analizë të plotë për të kuptuar kontekstin e situatave.
Më tej, Shkurta kritikon standardin e dyfishtë në gjykim, duke theksuar se nëse rolet do të ishin të kundërta dhe ajo të ishte në vendin e opinionisteve, reagimet dhe komentet publike do të kishin qenë krejtësisht të ndryshme. Sipas saj, dhuna do të ishte kundërshtuar ndryshe dhe vëmendja e publikut do të kishte marrë një tjetër drejtim.
View this post on Instagram

