BOTA /

Tragjedi e dyfishtë/ E moshuara përplaset nga makina, nusja sheh aksidentin fatal e vd*s nga shoku

Vjehrra 87-vjeçare u godit nga automjeti, ndërsa nusja 59-vjeçare humbi jetën pak më vonë pasi u ndje keq nga tronditja

Shkruar nga Versus

Tragjedi e dyfishtë/ E moshuara përplaset nga makina, nusja sheh

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Pistoias në Itali, ku dy gra nga e njëjta familje humbën jetën brenda pak orësh, pas një aksidenti tragjik të ndodhur pasditen e së premtes, më 26 dhjetor.

Viktimat janë Liliana Podestà, 87 vjeçe, dhe Laura Mecheri, 59 vjeçe, vjehrrë dhe nuse. Ngjarja ndodhi në rrugën Via Fiorentina, në zonën Sperone, rreth orës 18:00.

Sipas rindërtimit paraprak nga autoritetet lokale, një automjet që po lëvizte në drejtim të Bottegone ka përplasur 87-vjeçaren, e cila po ecte përgjatë rrugës së bashku me nusen e saj. Drejtuesi i mjetit ka ndaluar menjëherë për t’i dhënë ndihmën e parë.

Gjendja e të moshuarës u vlerësua menjëherë si kritike. Ndërkohë, nusja e saj nuk u përfshi fizikisht në aksident, por pasi pa vjehrrën e plagosur rëndë, u ndje keq nga tronditja dhe humbi jetën në vend, pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të ekipeve mjekësore.

Në vendngjarje mbërritën ambulanca dhe një ekip mjekësor emergjence, por për 59-vjeçaren nuk u bë e mundur shpëtimi. Ndërkohë, 87-vjeçarja u transportua me urgjencë në spitalin “San Jacopo” të Pistoias, ku ndërroi jetë pak pas mbërritjes për shkak të plagëve të rënda.

Policia bashkiake ka kryer të gjitha veprimet procedurale dhe po heton për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në komunitetin lokal, ku familja ishte e njohur dhe e respektuar. Viktima 59-vjeçare punonte si fizioterapiste, ndërsa pjesëtarë të tjerë të familjes janë të angazhuar në shërbimet shëndetësore dhe vullnetare të zonës.

 

Poll