
Prej më shumë se 48 orësh, i gjithë qyteti i Vlorës ka mbetur pa ujë të pijshëm. Shkak është bërë një defekt i rëndë teknik në linjën kryesore të transmetimit. Strukturat përgjegjëse janë angazhuar për riparimin e avarisë dhe rikthimin sa më të shpejtë të shërbimit për qytetarët.
Punimet në linjën kryesore të transmetimit me diametër 1000 mm kanë nisur që në momentin e parë të konstatimit të defektit dhe kanë vijuar pa ndalesë, përmes disa turneve pune. Në terren është edhe drejtori i Ujësjellës Kanalizime, Ermal Murati i cili po ndjek punimet.
Pritet që situata të normalizohet dhe që duke nisur nga orët e para të ditës së dielë, qytetarët e Vlorës të furnizohen me ujë të pijshëm. Versus.al

