
Pushimet e trajnerit të ekipit të femrave të Valencia B u shndërruan në një tragjedi familjare dhe zhytën një klub të tërë në zi.
Rezultati më i keq i mundshëm ishte rasti i Fernando Martin , i cili ishte midis të zhdukurve pas një mbytjeje anijeje në brigjet e Indonezisë në orët e fundit.
Fatkeqësisht, siç njoftoi Valencia në një deklaratë, Martin u gjet i vdekur së bashku me tre nga katër fëmijët e tij.
Martin ishte në Indonezi me pushime me familjen e tij.
Varka në të cilën ata po udhëtonin u mbyt në Parkun Kombëtar të Komodos, në lindje të vendit, dje (26/12).

Sipas mediave lokale, autoritetet indoneziane po vazhdojnë kërkimin për katër turistë të tjerë spanjollë të zhdukur.
Sipas burimeve, anija pësoi një lloj defekti mekanik dhe u përmbys të premten në mbrëmje, ndoshta për shkak të kushteve të këqija të motit.
Vajza më e vogël e Martinit dhe gruaja e tij arritën të shpëtoheshin.

