Mediat e Kosovës kanë publikuar pamjet ku deputetit i LDK-së Armend Zemaj, është konfliktuar fizikisht me një qytetar ditën e sotme në Prishtinë.
Në pamjet publikuara nga Gazeta Blic, qytetari i drejtohet deputetit duke e etiketuar si gënjeshtar.
Ky etiketim ka bërë që deputeti të shpërthejë në ofendime drejt qytetarit, duke e ofenduar dhe më pas e sulmon qytetarin fizikisht.
“Rren nëna jote dhe gruaja jote. Kujt po i thua rrens? Unë ta q* nënën, të mbys”, i drejtohet Zemaj qytetarit.
Pas incidentit, deputeti ka kërkuar falje duke thënë se kishte reaguar për të mbrojtur dinjitetin e tij. Versus.al
