
Një tërmet i fortë me magnitudë 6.5 ballë të shkallës Rihter goditi sot Mexico City-n, njoftoi shërbimi kombëtar sizmologjik i vendit.
Sipas Qendrës Gjermane të Kërkimeve të Gjeoshkencës, tërmeti kishte një magnitudë 6.3 ballë dhe epiqendra e tij ndodhej në Guerrero, Meksikë.
Ai e kishte origjinën në një thellësi fokale prej 10 kilometrash. Dridhja u ndje në shumë lagje të kryeqytetit dhe e detyroi presidenten Claudia Sheinbaum të ndërpresë konferencën e saj të përditshme për shtyp.
Presidentja njoftoi më pas se kishte folur me guvernatoren e Guerrero-s dhe se nuk dukej të kishte ndonjë dëm serioz në atë shtet. Helikopterët qeveritarë gjithashtu fluturuan mbi kryeqytet dhe nuk zbuluan ndonjë dëm në qytet.
#Sismo: de Magnitud de 6.5 a 4 km NNW de Rancho Viejo, #Mexico.
— ESPECIGEST (@ESPECIGEST) January 2, 2026
????️Algunas imágenes de como se vivió el sismo.
????2026-01-02
⏰️13:58:18 (UTC)
????16.902°N 99.303°W
????️Profundidad: 35.0 km #EG #Georiesgos #Temblor #Terremoto #hoy #urgente #earthquake #quake #Jishin pic.twitter.com/bYlK7kxvfO

