Një debat i nxehtë dhe emocional shpërtheu së fundmi në studio, kur opinionisti Valdrin Sahiti reagoi ashpër ndaj deklaratave të Labinot Labi. Ky i fundit kishte akuzuar këngëtaren Fjolla Morina se ishte shkaku i ndarjes së një burri nga familja e tij.
Sahiti e konsideroi këtë qëndrim si të padrejtë dhe të gabuar, duke theksuar se në kohët moderne askush nuk mund t’i “marrë” dikujt bashkëshortin apo bashkëshorten, pasi vendimet janë personale dhe përgjegjësia i takon individit vetë. Ai shtoi se gjykime të tilla janë të vjetruara dhe nuk i përkasin shoqërisë së sotme.
“Unë nuk e di kush t’i ka mësuar këto, sepse askush nuk mund të ndajë apo t’ia marrë gruan apo burrin askujt. Nuk jemi më në kohën e gurit. Pavarësisht lojës, njerëzit nuk gjykohen kështu,” tha Sahiti, duke nënvizuar se mentalitetet e vjetruara dëmtojnë figurën e grave në shoqëri.
Ai shtoi se asnjë burrë nuk duhet të sillet në atë mënyrë ndaj Fjolla Morinës, e cila është nënë e dy vajzave, dhe se respekti dhe përgjegjësia morale duhet të vijnë përpara çdo strategjie loje apo debati televiziv.
Nga ana tjetër, tensioni u ndje edhe tek vetë Fjolla Morina. Në dhomën e rrëfimeve, ajo u shfaq e prekur emocionalisht, duke pranuar se situata e kishte ndikuar psikologjikisht. Mes lotësh, këngëtarja theksoi se është person shumë i ndjeshëm dhe mënyra si po zhvillohej loja mes banorëve e kishte lënduar thellë.
“Jo presioni, por mënyra se si po e bëjnë lojën mes vete. Unë jam tip emocional, kam emocione, jam me shpirt të madh dhe shumë e ndjeshme,” u shpreh Fjolla, duke mos i fshehur lotët.

