BOTA /

VIDEO/ Atentati për vrasjen e Trumpit, si paraqitet gjendja e tij dhe çfarë dihet deri tani për sulmin! Biden dënon aktin e rëndë

Donald Trump është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është parë teksa zbret nga një aeroplan.

Shkruar nga Versus
VIDEO/ Atentati për vrasjen e Trumpit, si paraqitet gjendja e tij dhe
Momenti pas të shtënave me armë zjarri kur sigurimi shoqëron Donald Trump jashtë mitingut

Ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump është parë për herë të parë që nga tentativa për vrasjen e tij në një tubim. Zëvendës drejtoresha e komunikimit të Trump, Margo Martin publikoi një video të tij në rrjetin social X teksa ecën nga shkallët e një aeroplani.

Videon ajo e ka shoqëruar me mbishkrimin: "I fortë dhe elastik. Ai kurrë nuk do të ndalojë së luftuari për Amerikën".

Mediat amerikane shkruajnë se Trump zbarkoi në New Jersey pas tubimit në Pensilvani.

Ndërkohë presidenti Joe Biden ka mbërritur në bazën e Forcave Ajrore Andrews në Maryland, nga ku do të udhëtojë në distancën e shkurtër për në Shtëpinë e Bardhë. Ai është kthyer në Uashington DC me Air Force One më herët se sa ishte planifikuar pas të shtënave në mitingun e Donald Trump.

"Nuk ka vend në Amerikë për këtë lloj dhune. Është e sëmurë. Ne nuk mund të lejojmë që kjo të ndodhë. Ne nuk mund të jemi të tillë”, u shpreh presidenti Joe Biden.

Ai kishte qenë në shtëpinë e tij në Rehoboth Beach, Delaware, kur mësoi për sulmin. Po ashtu edhe ish-presidenti Barack Obama dhe nënpresidentja, Kamela Haris kanë dënuar sulmin. 

Donald Trump u qëllua me armë zjarri gjatë një mitingu të mbajtur në Pensilvani. Gjatë videos ku u qëllua ndaj tij shihet momenti kur ish-presidenti prek veshin në dorë më pas rrëzohet në tokë. Pasi ngrihet nga forcat e sigurisë, ai shihet i gjakosur në pjesën e veshit dhe të fytyrës. Pas kësaj u bë i mundur largimi i tij në mënyrë të sigurt nga vendngjarja.

Ndërkohë si pasojë e sulmit me armë mbeti i vdekur ndërsa janë plagosur rëndë 2 të tjerë. Autori u ekzekutua nga forcat speciale pas ndërhyrjes. Policia tha se ende nuk ka asnjë informacion mbi motivin e të shtënave dhe se po hetohet nëse autori 20 vjeçar ka vepruar vetëm. Pranë vendit nga ky autori qëlloi me armë, kishte pako të dyshimta. Versus.al

Poll