Çfarë do të gjeni në brendësi
*Kandidati për president i SHBA-së, Donald Trump është larguar i gjakosur nga takimi elektoral që po organizonte në Pensilvani. *Ndaj tij është qëlluar disa herë me armë, ndërsa ka mbetur i plagosur në vesh. *Siç edhe mund ta shikoni në videon e Sky News, ndërsa Trump po mban fjalën e tij, dëgjohen krisma armësh dhe kandidati republikan për president prek veshin dhe bie në tokë.
VIDEO/ Pamjet e atentatit, momentet kur qëllohet Donald Trump
Kandidati për president i SHBA-së, Donald Trump është larguar i gjakosur nga takimi elektoral që po organizonte në Pensilvani.
Ndaj tij është qëlluar disa herë me armë, ndërsa ka mbetur i plagosur në vesh.
Siç edhe mund ta shikoni në videon e Sky News, ndërsa Trump po mban fjalën e tij, dëgjohen krisma armësh dhe kandidati republikan për president prek veshin dhe bie në tokë.
Më pas vrapojnë rojet e Shërbimeve Sekrete që e largojnë nga skena.
VIDEO/ Atentat ndaj Donald Trump, momentet kur qëllohet, kandidati për president i SHBA largohet i plagosur nga tribuna
Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është larguar i gjakosur nga podiumi ku po mbante një fjalim gjatë një mitingu elektoral në Pensilvani.
Ne videon e meposhtme te Sky News degjohen krismat.
Sipas raportimeve janë dëgjuar zhurma të shtënash me armë para se Trump të binte në tokë.
Më pas ai është ngritur nga efektivët e Shërbimit Sekret dhe është larguar nga podiumi.







