
Ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump është parë për herë të parë që nga tentativa për vrasjen e tij në një tubim. Zëvendës drejtoresha e komunikimit të Trump, Margo Martin publikoi një video të tij në rrjetin social X teksa ecën nga shkallët e një aeroplani.
Videon ajo e ka shoqëruar me mbishkrimin: "I fortë dhe elastik. Ai kurrë nuk do të ndalojë së luftuari për Amerikën".
Strong and resilient. He will never stop fighting for America. pic.twitter.com/B9yR3SLQJV
— Margo Martin (@margommartin) July 14, 2024
Mediat amerikane shkruajnë se Trump zbarkoi në New Jersey pas tubimit në Pensilvani.
Ndërkohë presidenti Joe Biden ka mbërritur në bazën e Forcave Ajrore Andrews në Maryland, nga ku do të udhëtojë në distancën e shkurtër për në Shtëpinë e Bardhë. Ai është kthyer në Uashington DC me Air Force One më herët se sa ishte planifikuar pas të shtënave në mitingun e Donald Trump.
"Nuk ka vend në Amerikë për këtë lloj dhune. Është e sëmurë. Ne nuk mund të lejojmë që kjo të ndodhë. Ne nuk mund të jemi të tillë”, u shpreh presidenti Joe Biden.
Ai kishte qenë në shtëpinë e tij në Rehoboth Beach, Delaware, kur mësoi për sulmin. Po ashtu edhe ish-presidenti Barack Obama dhe nënpresidentja, Kamela Haris kanë dënuar sulmin.
Donald Trump u qëllua me armë zjarri gjatë një mitingu të mbajtur në Pensilvani. Gjatë videos ku u qëllua ndaj tij shihet momenti kur ish-presidenti prek veshin në dorë më pas rrëzohet në tokë. Pasi ngrihet nga forcat e sigurisë, ai shihet i gjakosur në pjesën e veshit dhe të fytyrës. Pas kësaj u bë i mundur largimi i tij në mënyrë të sigurt nga vendngjarja.
Ndërkohë si pasojë e sulmit me armë mbeti i vdekur ndërsa janë plagosur rëndë 2 të tjerë. Autori u ekzekutua nga forcat speciale pas ndërhyrjes. Policia tha se ende nuk ka asnjë informacion mbi motivin e të shtënave dhe se po hetohet nëse autori 20 vjeçar ka vepruar vetëm. Pranë vendit nga ky autori qëlloi me armë, kishte pako të dyshimta. Versus.al







