BOTA /

VIDEO/ Ishte kamufluar si qendër shëndetësore, arrestohen 201 burra lakuriq, po merrnin "shërbime sek*uale"

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Ishte kamufluar si qendër shëndetësore, arrestohen 201

Policia arrestoi 201 burra gjatë një operacioni në Kuala Lumpur, pasi kishte dyshime se ambientet përdoreshin për aktivitete të paligjshme. Personat e arrestuar janë të moshës 19 dhe 60 vjeç. 17 prej të ndaluarve janë nëpunës civilë, përfshirë një kirurg, një zëvendësprokuror publik, një oficer administrativ dhe diplomatik, një mësues dhe disa oficerë zbatimi të ligjit.

Pas ankesave të vazhdueshme të banorëve të zonës, zëvendësshefi i policisë së Kuala Lumpurit, Mohd Azani Omar mbikëqyri ndërtesën dykatëshe ku ushtrohej aktiviteti i paligjshëm.

“Hetimet zbuluan se në lokal dyshohet se po zhvilloheshin aktivitete imorale që përfshinin klientë meshkuj”, shpjegoi ai në vendngjarje.

Qendra ishte kamufluar si një objekt shëndetësor dhe mirëqenies të pajisur me një palestër, sauna, spa, pishinë dhe zona të caktuara pushimi që u shërbejnë posaçërisht burrave, besohet se ka qenë në funksion për tetë muajt e fundit.

U zbulua se në këtë qendër ofroheshin shërbime seksuale me pagesë, ndaj dhe ishte aq e frekuentuar.

Të arrestuarit ishin kryesisht vendas, si dhe individë nga Koreja e Jugut, Indonezia, Gjermania dhe Kina. Qendra funksiononte çdo ditë nga ora 17:00 deri vonë natën, duke synuar klientët që kërkonin të relaksoheshin pas punës.

Poll