Është përmbyllur afati për deklarim të koalicioneve dhe aplikim për certifikim të pjesëmarrjes në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.
Gjatë periudhës 24 nëntor - 30 nëntor 2025, gjithsej 23 subjekte politike, prej të cilave tri koalicione, 17 parti politike, dy iniciativa qytetare dhe një kandidat i pavarur, kanë plotësuar online formularin e certifikimit për pjesëmarrje në garën zgjedhore, ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Koalicionet: Koalicioni “PAI – PDAK – LPB”, i përbërë nga 3 parti politike: Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës (PDAK) dhe Lëvizja për Bashkëveprim (LPB)”; Koalicioni “Koalicija VAKAT”, i përbërë nga 3 parti politike: Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB), Bošnjačka Stranka Kosova (BSK) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV); dheKoalicioni "Lëvizja VETËVENDOSJE!", i përbërë nga 4 partitë politike: Lëvizja VETËVENDOSJE!, GUXO, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane (PSHDK).
