BOTA /

Starmer: Brexit ka dëmtuar ndjeshëm ekonominë tonë

Shkruar nga Versus

Starmer: Brexit ka dëmtuar ndjeshëm ekonominë tonë

Britanikët duhet të pranojnë të mirat dhe të këqijat e një marrëdhënieje më të ngushtë me Bashkimin Evropian, tha të hënën Keir Starmer, duke theksuar se Brexit-i ka “dëmtuar ndjeshëm ekonominë tonë”.

Në një fjalim në Londër, kryeministri britanik paralajmëroi se “fërkimet me BE-në” duhet të zvogëlohen për të mundësuar “ripërtëritjen ekonomike” në Britani.

Për më tepër, siç raporton Politico, Starmer mbrojti buxhetin e paraqitur javën e kaluar, duke këmbëngulur se ai ka një plan ekonomik afatgjatë për vendin.

“Gjërat më të rëndësishme që mund të bëjmë për rritjen dhe biznesin janë, së pari, të ulim inflacionin dhe, së dyti, të ruajmë besimin e tregut që lejon rikthimin e stabilitetit ekonomik”, deklaroi Starmer.

Megjithatë, Britania duhet të “përballet me realitetin” se marrëveshja e arritur me Brukselin pas Brexit “është dukshëm e dëmshme për ekonominë tonë ”, tha ai.

"Për ripërtëritjen ekonomike duhet të vazhdojmë të zvogëlojmë fërkimet. Duhet të vazhdojmë të ecim drejt një marrëdhënieje më të ngushtë me BE-në dhe duhet të jemi të pjekur në këtë çështje, duke pranuar se kjo do të kërkojë kompromise."/Versus.al

Poll