BOTA /

VIDEO/ ‘’Kemi marrëveshje për Gazën’’, Trump jep lajmin: Do të kthehen pengjet dhe do ketë paqe

Këtë javë Trump paraqiti planin me 21 pika për paqe në Gaza.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ ‘’Kemi marrëveshje për Gazën’’,

Presidenti Donald Trump ka folur për gazetarët lidhur me luftën në Gaza duke pretenduar se do të ketë paqe. Ai tha se është arritur një marrëveshje ku Hamasi do të lirojë pengjet izraelite dhe më pas do të ketë një paqe afatgjatë.

‘’Mendoj se kemi një marrëveshje për Gazën, është një marrëveshje që do na kthejë pengjet (izraelit) mbrapsht dhe do t’i japë fund luftës. Do të kemi paqe, mendoj se kemi marrëveshje. Kjo do ishte numri 8 Piter (u referohet konflikteve që ka zgjidhur)’’- u shpreh Trump para kamerave.

Deklaratat e Donald Trump vijnë menjëherë pas fjalimit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Mes fishkëllimave dhe largimeve nga salla, Netanyahu theksoi se “Izraeli duhet ta përfundojë punën në Gaza sa më shpejt të jetë e mundur”. Versus.al

Poll