
Një video e protestave anti-qeveritare të studentëve dhe qytetarëve në Novi Sad të Serbisë ka bërë xhiron e rrjetit.
Gjatë protestave, një përplasje verbale ka ndodhur mes një burri dhe një gruaje të moshuar mbi çështjen e pavarësisë së Kosovës.
Në klipin e shpërndarë në platformat sociale, burri dëgjohet duke iu bërtitur protestuesve në lidhje me Kosovën.
Përgjigja e gruas ishte e drejtpërdrejtë: “Kosova është një republikë tjetër”. Burri, i irrituar, përsëritte me agresivitet se “Kosova është e imja”.
Këto protestat shpërthyen pas një incidenti tragjik, ku shembja e një strehese prej betoni në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit rezultoi në vdekjen e 15 personave dhe disa të tjerë të lënduar./Versus.al
Surreal moment:
— Admirim (@admirim) December 13, 2024
A man starts shouting at protesters in Serbia about Kosovo.
An elderly woman bluntly responds, "Kosovo is a different Republic."
He gets very aggressive and yells "Kosovo is mine, Kosovo is mine, Kosovo is mine." pic.twitter.com/X56PN89wnx
