BOTA /

VIDEO/ Momenti kur një burrë me skizofreni rrëmben një vajzë 3-vjeçare nga një qendër tregtare

Nëna e fëmijës arriti ta gjente 26-vjeçarin - Incidenti ndodhi në një qendër tregtare në Virxhinia

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Momenti kur një burrë me skizofreni rrëmben një

Një burrë me një të kaluar të dhunshme dhe i diagnostikuar me skizofreni u përpoq të rrëmbente një vajzë 3-vjeçare në një qendër tregtare në Virxhinia disa ditë më parë.

Për fat të mirë, veprimet e tij u vunë re nga nëna e fëmijës, e cila e ndaloi.

Në videon tronditëse të publikuar nga Zyra e Sherifit të Qarkut Fairfax, e cila u kap nga kamerat e sigurisë më 18 korrik, 26-vjeçari Andres Caceres Jaldin shihet duke marrë vajzën e vogël dhe duke ecur përreth duke e mbajtur në krahë.

Vajza e vogël ishte larguar disa çaste më parë nga një kënd lojërash i mbyllur në qendrën tregtare dhe babai i saj, i cili ishte ngarkuar të kujdesej për të, nga paniku telefonoi gruan e tij, e cila po bënte pazar në një dyqan aty pranë, kur kuptoi se vajza e tyre ishte zhdukur.

Sipas dokumenteve të gjykatës të siguruara nga NBC Washington, nëna e pa Jaldin me vajzën e vogël në katin e dytë të dyqanit dhe i kërkoi atij t'ia dorëzonte vajzën.

 

Ai pranoi pa kundërshtim dhe pretendoi se po përpiqej vetëm ta ndihmonte vajzën e vogël të gjente prindërit e saj. Jaldin më pas iku nga qendra tregtare me një makinë që e kishte vjedhur nga një garazh lokal pak para rrëmbimit të supozuar të vajzës . 

 

Policia e gjeti automjetin në një hotel në Chantilly aty pranë, ku Jaldin u arrestua dhe më vonë u akuzua për tentativë rrëmbimi.

Sipas dokumenteve të gjykatës, i dyshuari kishte një histori sulmesh të dhunshme ndaj anëtarëve të familjes.

 

Në vitin 2024, ai u akuzua për sulme të shumëfishta dhe dhunë fizike, plagosje të qëllimshme dhe dëmtim të pronës. Viktimat ishin nëna, babai dhe vëllai i tij, sipas padisë./Versus.al

Poll