Një zjarr i madh ka shpërthyer pranë Marsejës, në Francën jugore, duke shkaktuar alarm tek autoritetet lokale, ndërsa flakët, të nxitura nga erërat e forta, lëvizin drejt qytetit.
Erëra me shpejtësi deri në 70 kilometra në orë po e vështirësojnë shuarjen dhe po përshpejtojnë përhapjen e frontit të zjarrit.
Zjarri shpërtheu pranë qytetit Les Pens-Mirambeau, në veri të Marsejës, dhe po shkon drejt periferive perëndimore të qytetit.
???? ????????INCENDIE CATACLYSMIQUE À MARSEILLE ! ???? Des flammes dévorent les quartiers nord, menaçant des milliers de vies. ????️ Le feu, parti d'un véhicule sur l'autoroute près du tunnel des Quatre-Vents, s'est propagé à une vitesse folle, ravageant des dizaines d'hectares sous l'effet… pic.twitter.com/ZdfQYDefsQ
— IntroSpecNews (@introspecnews) July 8, 2025
Disa zona të Marsejës janë vënë tashmë në gatishmëri, me autoritetet që u bëjnë thirrje banorëve të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre, të mbyllin dyert dhe dritaret dhe të shmangin çdo lëvizje, në mënyrë që të mos pengojnë kalimin e automjeteve të zjarrfikësve dhe të shpëtimit.
Autoritetet bashkiake kanë pezulluar funksionimin e aeroportit, ndërsa shërbimet janë në gatishmëri për një urdhër të mundshëm evakuimi.
Sipas departamentit të zjarrfikësve, 168 zjarrfikës po operojnë në front me ndihmën e mjeteve ajrore. Tymi i dendur është tashmë i dukshëm në qytet, me atmosferën që po bëhet mbytëse në qendër të Marsejës, ku regjistrohet një erë e fortë djegieje./Versus.al
???????????? FLASH INFO – L’aéroport de Marseille et l’autoroute sont FERMÉS alors qu’un incendie s’approche dangereusement de la ville. Les habitants sont appelés au confinement.#Marseille #Incendie
— Media Express (@media_express_e) July 8, 2025
pic.twitter.com/owISPnb4Ku







