AKTUALITET /

Pamje të rënda/ 'O nënë nuk po mundem më', momenti kur pesë policë e shtrijnë në tokë 27 vjeçarin nga Lipjani

27 vjeçari përpiqet që të lirohet por e ka të pamundur nga mbërthimi që i është bërë nga uniformat blu. 

Shkruar nga Versus
Pamje të rënda/ 'O nënë nuk po mundem më',
Foto montazh: Agon Zejnullahu dhe momenti kur policia neutralizoi 27 vjeçarin

Mediat në Kosovë kanë publikuar pamjet e rënda kur pesë policë neutralizojnë Agon Zejnullahun, 27 vjeç nga Lipjani.

Në pamje shihen pesë policë të cilët e kanë shtrirë në tokë 27 vjeçarin dhe madje njëri prej tyre i ka vendosur dhe dorën në fytyrë duke e asfiksuar.

27 vjeçari përpiqet që të lirohet por e ka të pamundur nga mbërthimi që i është bërë nga uniformat blu. 

Sipas dëshmitarëve okular 27 vjeçari ka thirrur: O nënë nuk po mundem më.

Kujdes pamje të rënda:

Rasti ka ndodhur në orët e para të 7 korrikut në Lipjan. Në njoftimin e saj Policia tha se i ndjeri, i cili u identifikua më vonë si Agon Zejnullahu, dyshohet se ishte nën ndikimin e alkoolit dhe duke sulmuar automjete e kalimtarë, kur u ndalua nga autoritetet e rendit.

Po atë ditë në mbrëmje, Inspektorati Policor njoftoi për arrestimin e pesë zyrtarëve policorë, nën dyshimet për kryerje të veprës penale “vrasje nga pakujdesia”.

Zejnullahu ndërroi jetë pak pasi u arrestuar nga policia./Versus.al

Poll