Tiranë- Një 60 vjeçar i identifikuar si Sergio Gjika është arrestuar nga policia pasi dyshohet se i vuri flakën automjetit të fqinjit të tij në rrugën “Demir Zyko”.
Falë pamjeve filmike të kamerave të sigurisë, u zbulua se Gjika i kishte vënë flakën automjetit të parkuar për motive banale duke pretenduar se e kishte sharë. Ndërsa pronari i mjetit ka deklaruar se as nuk e njeh fare autorin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. Versus.al







