BOTA /

VIDEO/ Pamje të frikshme nga tërmeti 5.9 ballë që goditi sot Turqinë

Thellësia fokale e tërmetit thuhet si ishte 10.7 kilometra ndërsa lëkundjet e forta shkaktuan panik tek banorët të cilët menjëherë kanë dal në rrugë.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Pamje të frikshme nga tërmeti 5.9 ballë që goditi sot

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.9 ballë me qendër në rajonin Kale të provincës Malatay riktheu sërish frikën në Turqi.

Thellësia fokale e tërmetit thuhet si ishte 10.7 kilometra ndërsa lëkundjet e forta shkaktuan panik tek banorët të cilët menjëherë kanë dal në rrugë.

VIDEO/ Pamje të frikshme nga tërmeti 5.9 ballë që goditi sot

Ministri i Brendshëm Ali Gerlikaya , në një postim në llogarinë e tij në rrjetet sociale, vuri në dukje se deri më tani janë raportuar tre shembje ndërtesash në provincat Elazig, Malatya dhe Sanliurfa. 

Ai tha gjithashtu se ekipet e  emergjencës po kryejnë anketa në terren në zonë pas tërmetit. “Po ndjekim nga afër zhvillimet në lidhje me tërmetin, i cili është ndjerë edhe në krahinat fqinje” .

Një nga imazhet më tronditëse është publikuar nga media turke CNN ku toka shihet duke u dridhur nga lëkundjet e forta. 

Ky rajon i Turqisë është goditur dhe një vit më parë nga tërmete të dyfishta me magnitudë 7.7 dhe 7.6 me qendër në Kahramanmaras, Turqinë Lindore, të cilat rrafshuan 13 provinca. Ky ishte tërmeti më i rëndë që ka përjetuar Turqia në shekullin e kaluar./Versus.al

 

 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: