
Emiratet e Bashkuara- Një zjarr i madh përfshiu katin e fundit të një kulle 67 katëshe në zonën luksoze “Dubai Marina” gjatë mbrëmjes së djeshme.
Rreth orës 21:30 flakët u përhapën fillimisht në ndërtesën “Marina Pinnacle” për t’u shtrirë më pas në të gjithë ndërtesën e lartë.
Fillimisht pjesa tjetër e banorëve që banonin në këtë kullë apo ata që ishin në qendrat tregtare, nuk e kishin kuptuar që ndërtesa kishte shpërthyer në flakë.
U desh ndërhyrja e menjëhershme e autoriteteve për të evakuuar 3820 banorët nga 764 apartamentet duke bërë të mundur që asnjë të mos mbetej i lënduar.
Autoritetet po hetojnë shkakun e zjarrit që ende mbetet një “mister” ndërsa banorëve të kullës luksoze po u ofrohet një strehim i përkohshëm. Për të parë pamje nga ngjarja, klikoni: Ketu! Versus.al







