Përleshje mes tifozave shqiptarë dhe serbë në Gjermani raportojnë mediat britaike. Sot rreth orës 15.30 ka ndodhur një sherr masiv mes disa tifozëve, por fillimisht u mësua se sherri nisi mes shqiptarëve dhe serbëve, fakt i cili u hodh poshte nga policia gjermane e cila sqaroi se përplasja nisi nga një grup tifozesh serb.
Në përpalsje janë përfshirë dhe disa tifozë anglezë.
Policia tha se trazirat nisën kur një turmë mbështetësish jashtë një bari në Gelsenkirchen u përplasen fillimisht me fjalë e më pas me sende të forta me nje grup tjetër. Kjo përplasje e dhunshme u pasua me arrestimin e 6 personave
Tifozët u panë të përgjakur teksa u përleshën me turmën e huliganëve në qytetin gjerman, ndërsa mbështetësit e Tre Luanëve po mblidheshin para ndeshjes
Oficerët thanë se sherri nisi jashtë një restoranti pak pas orës 15:30.
Tavolina, karrige dhe shishe dukej se janë hedhur masivish mes dy grupeve të tifozëve.
Rreth 200 forca policie rrethuan zonën pranë lokalit me emrin Aleppo ku ndodhi sherri, ndërkohë që një tifoz anglez besohet të ketë pësuar një plagë në kokë në përleshje







