BOTA /

VIDEO/ Plas keq në parlamentin serb, grushte mes deputetëve! Hidhen bomba tymuese

Sherri nisi pasi mazhoranca miratoi rendin e ditës kundër propozimit të opozitës.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Plas keq në parlamentin serb, grushte mes deputetëve! Hidhen

Serbi- Ndërkohë që vendi është mbërthyer nga protesta masive për dorëheqjen e Aleksandër Vuçiç, në parlamentin serb ka pasur përplasje fizike mes anëtarëve të qeverisë dhe deputetëve të opozitës.

Këta të fundit kanë hedhur në Kuvend edhe bomba tymuese ndërsa kanë shpalosur edhe flamuj serbë të shoqëruar me pankartën “Serbia ngrihet për të rrëzuar regjimin”.

Salla e Kuvendit u mbush plot me tym, ndërsa kryeparlamentarja Ana Brnabiç tha se një prej depueteteve është goditur në kokë dhe tashmë ndodhet në gjendje të rëndë.

Përplasja kulmoi në momentin kur opozita kërkoi që të diskutohej vetëm projektligji për arsimin duke iu fokusuar protestave të studentëve, ndërsa qeveria u shpreh kundër. Versus.al

 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: