BOTA /

(VIDEO) Po jepte shfaqje brenda akuariumit, peshkaqeni sulmon vajzën “sirenë”

Në videon e parkut Primitive Xishuangbanna, “sirena” 22-vjeçare shihet duke notuar mes peshqve, teksa në një moment njëri prej tyre e ka sulmuar dhe “kafshuar”.

Shkruar nga Versus

(VIDEO) Po jepte shfaqje brenda akuariumit, peshkaqeni sulmon vajzën

Një episod i rrallë që i ka ndodhur një gruaje në një akuarium në Kinë duke u sulmuar nga një peshk, është regjistruar nga dëshmitarët.

Në videon e parkut Primitive Xishuangbanna, “sirena” 22-vjeçare shihet duke notuar mes peshqve, teksa në një moment njëri prej tyre e ka sulmuar dhe “kafshuar”.

Sipas Daily Mail, peshku ka kapur syzet dhe kapësen e hundës së 22-vjeçares, duke i dëmtuar kokën, qafën dhe syrin.

(VIDEO) Po jepte shfaqje brenda akuariumit, peshkaqeni sulmon vajzën

Mediat shtojnë, në fakt, se 22-vjeçarja u detyrua të zhytet përsëri në pishinë menjëherë pas sulmit dhe plagosjes së saj.

Sipas të njëjtave burime, dëmshpërblimi që i është dhënë ka qenë vetëm 93 euro, por asaj i është ndaluar të flasë publikisht për ngjarjen.

Akuariumi në fjalë pret peshq nga lumenjtë Mekong dhe Yangtze, por specia që sulmoi “sirenën” nuk është specifikuar.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: