
Greqi – Një incident i rëndë është regjistruar në aeroportin e Araxos gjatë uljes së parë të një avioni të kompanisë TUI, tip Boeing 737-8 me emrin “Patra”, kur është shembur shkalla ku ndodheshin gazetarë dhe fotoreporterë për të mbuluar ngjarjen.
Sipas informacioneve, në momentin e rrëzimit janë plagosur tre persona: një gazetare nga Athina, një operator kamere dhe një fotoreporter nga Patra. Ata kanë pësuar dëmtime në gjymtyrë dhe janë transportuar me ambulancë për në spital për trajtim mjekësor. Ndërkohë, disa gazetarë të tjerë kanë marrë lëndime më të lehta dhe nuk kanë pasur nevojë për ndërhyrje.
Sipas raportimeve, ngjarja ka ndodhur gjatë mbulimit të ceremonisë së mbërritjes së avionit, kur përfaqësues të kompanisë u kanë kërkuar mediave të ngjiteshin në shkallë për të marrë pamje më të mira të avionit. Në atë moment, në shkallë ndodheshin rreth 10 deri në 15 persona, gjë që dyshohet se ka çuar në shembjen e saj.
Burime nga terreni theksojnë gjithashtu se pajisja nuk dukej e përshtatshme për një ngarkesë të tillë, ndërsa rasti ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën e organizimit dhe masat e sigurisë gjatë eventit./Versus.al
View this post on Instagram

