BOTA /

VIDEO/ Presidentin serb nuk e mbajnë nervat me gazetarët, largohet i irrituar: Mësoni të silleni

Vuçiç po komentonte sulmin ndaj Milosh Pavloviç, përfaqësues i lëvizjes “Studentët që duan të mësojnë”, duke e krahasuar me një rast të mëparshëm në Novi Sad, ku një studente u sulmua dhe i thyhej nofulla, sipas raporteve në mediat vendase.

Shkruar nga Versus
VIDEO/ Presidentin serb nuk e mbajnë nervat me gazetarët, largohet i
Aleksandar Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u largua i irrituar nga një konferencë për media pas një debat të tensionuar me gazetarët.

Reagimi i tij u shkaktua nga një pyetje që nuk e pranoi, çka e shtyu të mbante një ton kritik dhe moralizues ndaj përfaqësuesve të medias.

Vuçiç po komentonte sulmin ndaj Milosh Pavloviç, përfaqësues i lëvizjes “Studentët që duan të mësojnë”, duke e krahasuar me një rast të mëparshëm në Novi Sad, ku një studente u sulmua dhe i thyhej nofulla, sipas raporteve në mediat vendase.

“Më shpjegoni pse djemtë në Novi Sad qëndruan katër muaj në paraburgim, ndërsa këta që vepruan me qëllim dhe në mënyrë të organizuar përballen vetëm me akuza për pakujdesi...”, tha Vuçiç me tone të ashpra.

Kur gazetarët u përpoqën të përgjigjeshin, duke kërkuar mundësinë për shpjegime, presidenti i ndërpreu ashpër dhe u qortoi për sjelljen e tyre.

“Ju ende mendoni se kjo është një shaka. Ju, nga N1 dhe Nova S. Unë jo. Mësohuni të silleni më mirë, bir. Sjellje elementare. Nuk do të ishte keq,” u shpreh ai me nervozizëm të dukshëm.

Gazetarja Zhaklina Tataloviç publikoi në llogarinë e saj në platformën X një video të momentit, duke përshkruar atmosferën si të tensionuar dhe të pakëndshme.

“Vetëm shkëmbyem një shikim me @novinarupenziji dhe bëmë shenjë që mund të japim një shpjegim, por presidenti na bërtiti, u zemërua dhe u largua,” shkroi ajo.

Poll