BOTA /

VIDEO / Qëllohet për vdekje brenda Kuvendit një deputet

Agjencia shtetërore “Apsnypress”, e cila citoi Ministrinë e Shëndetësisë të Abkazisë ka thënë se deputeti Vakhtang Golandzia kishte vdekur nga plagët e pësuara gjatë të shtënave në ndërtesën e Kuvendit. Një deputet tjetër është plagosur, raporton “Reuters”.

Shkruar nga Versus

VIDEO  / Qëllohet për vdekje brenda Kuvendit një deputet

Një deputet është qëlluar për vdekje në Kuvendin e rajonit separatist gjeorgjian të mbështetur nga Rusia, Abkhazi, raportoi të enjten agjencia zyrtare e lajmeve e këtij rajoni. 

Agjencia shtetërore “Apsnypress”, e cila citoi Ministrinë e Shëndetësisë ka thënë se deputeti Vakhtang Golandzia kishte vdekur nga plagët e pësuara gjatë të shtënave në ndërtesën e Kuvendit. Një deputet tjetër është plagosur, raporton “Reuters”.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Abkhazisë, Apsnypress, raportoi se ministria e brendshme identifikoi një ligjvënës tjetër, Adgur Kharazia , si të dyshuar në incident dhe se ai u largua nga vendi i ngjarjes. Telegrami nuk jep asnjë të dhënë për motivin.

VIDEO  / Qëllohet për vdekje brenda Kuvendit një deputet

Abkhazia, e vendosur në bregun e Detit të Zi, u shkëput nga Gjeorgjia pas një lufte pas rënies së Bashkimit Sovjetik në fillim të viteve 1990,

Rusia ka mbështetur prej kohësh Abhazinë dhe një rajon tjetër separatist të Gjeorgjisë, Osetinë e Jugut duke fituar një luftë pesë-ditore me Gjeorgjinë në

2008 Abkhazia u zhyt në krizë muajin e kaluar kur protestuesit sulmuan parlamentin për të protestuar ndaj një marrëveshje investimi me Rusinë, duke shkaktuar dorëheqjen e presidentit të rajonit, Aslan Bzania . Zëvendësi i tij, Gunba , u bë drejtuesi i përkohshëm i qarkut.

Deputetët votuan kundër ratifikimit të marrëveshjes me Rusinë në fillim të këtij muaji.

Udhëheqësit e opozitës në Abkhazi e kishin kundërshtuar marrëveshjen, nga frika se kjo do të hapte rrugën për rusët e pasur për të blerë prona, duke rritur çmimet për vendasit.

Moska, e cila financon kryesisht buxhetin e Abkhazisë, dëshiron që investitorët rusë të jenë në gjendje të fitojnë të drejta pronësie dhe të kenë të drejtën për të zhvilluar rajonin.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: