Temperaturat e larta kanë përfshirë gjithë Europën, ku shpesh janë bërë shkak edhe për zjarret e mëdha që kanë përfshirë disa shtete.
Por banorët e Torinos janë suprizuar këtë të mërkurë, pasi qielli është nxirë dhe reshje të forta shiu kanë përfshirë qytetin.
Rrebesh i shoqëruar nga erë e fortë, kanë detyruar njerëzit të ikin nga rruga.
Lidhur me këtë suprizë të motit, meteorologët theksojnë se nuk ka asgjë të jashtëzakonshme. Siapas tyre kjo është një stuhi klasike vere.







