BOTA /

VIDEO/ Starmer pret Zelenskyn në Britaninë e Madhe pas përplasjes me Trump: Qëndrojmë me Ukrainën

Ndryshe nga presidenti Trump dje në SHBA, Starmer i ka ofruar një mikpritje të ngrohtë Zelenskyt.

Shkruar nga Versus
VIDEO/ Starmer pret Zelenskyn në Britaninë e Madhe pas përplasjes
Starmer dhe Zelensky

Kryeministri i Britanisë së Madhe Keir Starmer priti priti pasditen e sotme presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, një ditë pasi ky i fundit pati përplasjen e ashpër me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump.

Starmer përsëiti mbështetjen e Mbretërisësë Bashkuar për Ukrainën dhe vendosmërinë për të arritur një paqe të qëndrueshëm.

Zelensky falënderoi Starmer për mbështetjen e tij dhe Mbretin Charles III që pranoi një takim me të nesër.

“Ne jemi të lumtur që kemi partnerë të tillë dhe miq të tillë”, u shpeh ai.

Kryeministri Keir Starmer ka ftuar liderët evropianë në Londër nesër përpara një samiti në Paris më 6 mars.

Udhëheqësit nga Franca, Gjermania, Danimarka, Holanda, Norvegjia, Polonia, Spanja, Turqia, Finlanda, Suedia, Republika Çeke dhe Rumania janë ftuar të gjithë - si dhe presidentët e Këshillit Evropian, Komisionit Evropian dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

Ai do të takohet për bisedime me Presidentin Zelensky dhe kryeministrin e Italisë Giorgia Meloni përpara samitit të së dielës që synon të sigurojë paqen "të qëndrueshme dhe të detyrueshme" në Ukrainë. Versus.al

Poll