Në disa qytete të Serbisë, studentët dhe qytetarët kanë nisur të grumbullohen nëpër sheshe për të vijuar protestën kundër Vuçiç, sot në mbrëmje në ditën e pestë të saj.
Në Novi Sad protesta është thirrur në sheshin para rektoratit me moton “Po bien mbeturinat – populli sundon”, ndërsa banorët e Nishit po mblidhen për të nisur protestën në orën 21:00 te Crveni Pevac, shkruajnë mediat serbe.
Në Novi Bečej, në veri të Serbisë, qytetarët për herë të parë kanë bërë thirrje të protestojnë para ambienteve të SNS, Partia Progresive Serbe e udhëhequr nga Aleksandër Vuçiç për këtë arsye një kordon policor ruan godinën.
Most na Adi, idu ka Novom Beogradu pic.twitter.com/AIKdkCmoOd
— Branislav Šovljanski (@banesovljanski) August 17, 2025
Ndërkohë Vuçiç ka dërguar një kolonë makinash policie drejt Beogradit të ri (zonë administrative e qytetit të Beogradit) ndërsa 4 studentë u ndaluan sot pasdite në Nis dhe ndodhen në ambientet e komisariatit të policisë.
Protestat e fundit janë nxitur nga disa incidente në qyteza të Vojvodinës, më 12 gusht, kur mbështetësit qeveritarë i kanë sulmuar protestuesit me fishekzjarrë.
Situata është përshkallëzuar edhe nga veprimet e zyrtarëve policorë atë ditë, të cilët protestuesit i kanë akuzuar se nuk kanë bërë asgjë për t’i parandaluar sulmet.
Policia në anën tjetër, i ka hedhur poshtë këto akuza, dhe ka thënë se ajo i ka parandaluar disa trazira të mëdha.







