BOTA /

VIDEO/ U përfol se u arratis në Greqi, Netanyahu shfaqet bashkë me presidentin në pjesën e Tel Avivit që u shndërrua në rrënoja

Pas disa ditësh heshtjeje dhe kritikash të ashpra, Netanyahu u shfaq në publik për herë të parë, duke vizituar pjesën e Tel Avivit që ishte shndërruar në rrënoja.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ U përfol se u arratis në Greqi, Netanyahu shfaqet bashkë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, për të cilin u përfol se ishte arratisur në Greqi nga frika e hakmarrjes iraniane, u fotografua sot në Bat Yam.

Pas disa ditësh heshtjeje dhe kritikash të ashpra, Netanyahu u shfaq në publik për herë të parë, duke vizituar pjesën e Tel Avivit që ishte shndërruar në rrënoja.

Bëhet e ditur se të premten, më 13 qershor, Izraeli filloi një operacion ushtarak kundër Iranit.

Menjëherë pas kësaj, Netanyahu zbriti në strehë me ekipin ministror dhe nuk nuk u shfaq për ditë të tëra.

Kur aeroplani shtetëror i qeverisë izraelite u filmua në Greqi, filluan të qarkullonin spekulime se Netanyahu ishte larguar nga vendi. Sot, së bashku me bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, ai vizitoi pjesën jugore të Tel Avivit – vendbanimin Bat Yam – i cili u godit në sulmin iranian.

Sipas mediave izraelite, Irani qëlloi raketa hipersonike dhe balistike në këtë qytet, duke shkaktuar dëme të mëdha.

Frika dhe shqetësimi në fytyrën e Netanyahut nuk mund të kalonin pa u vënë re.

Sulmi iranian, në të cilin u përdorën raketa balistike dhe hipersonike, la pasoja të rënda: të paktën dhjetë persona u vranë, ndërsa 208 persona u lënduan.

Presidenti izraelit Isaac Herzog tha pas sulmit: “Një mëngjes shumë i trishtuar dhe i vështirë”.

Poll